Ferrari nuk do të ketë përmirësime të mëdha në Miami, por Binotto paralajmëron pjesë të reja
Ferrari vazhdon të jetë skuadra më e mirë këtë sezon në Formula 1, por për ta ruajtur këtë epitet duhet t’i shmanget humbjes ndaj Red Bull në vikendin e ardhshëm.

Sport
Në Miami Grand Prix, skuadra është në mesin e skuadrave favorite, së bashku me Red Bull. Shefi i Ferrari, Binotto ka paralajmëruar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha, substanciale, para kësaj gare.
“Ne nuk do të kemi ndryshme të mëdha në Miami, por do të sjellim disa pjesë të reja”, ka thënë Binotto, transmeton lajmi.net.
“Është një pistë e shpejtë kështu që duhet të shohim”, shtoi shefi i skuadrës së Ferrari.
Ferrari kërkon triumfin në Miami, përmes Carlos Sainz dhe Charles Leclerc. /Lajmi.net/