Feronikeli – Milan, fillon shitja e biletave me interesim të jashtëzakonshëm

Edhe zyrtarisht disa momente më parë ka filluar shitja e biletave për ndeshjen miqësore ndërmjet Feronikelit dhe Milanit.

Sport

08/07/2019 18:11

Biletat do të shiten në mënyrë online për ndeshjen e cila do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Kjo është bërë e ditur nga kompania ‘AS Events’, e cila edhe e mundësoi ardhjen e klubit emblematik italin në Kosovës falë edhe ndërmjetësimit të të dyja klubeve, shkruan lajmi.net.

“Për të gjithë ata tifozë të cilët do të jenë prezentë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do ta kenë mundësinë ta shohin për së afërmi edhe njërën nga shtatë kupat e Champions Leagues live në Prishtinë. Për blerjen e biletave mund të klikoni në linkun: http://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, ka njoftuar kjo kompani.

Çmimi i biletave ishte zbuluar disa ditë më parë, derisa ato variojnë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.

Por pavarësisht kësaj, kosovarët kanë vërshuar në faqen e kompanisë së lartpërmendur dhe ajo aktualisht është jashtë përdorimit për shkak të kërkesave të shumta. /Lajmi.net/