Fero vjen me një stil krejtësisht të ri në projektin e ardhshëm

Projekti i ri nga Fero pritet të lansohet javën që vjen, ka njoftuar reperi.

ShowBiz

05/05/2019 16:31

Një nga artistët më të përmendur në estradën shqiptare, i njohur me nofkën ‘Fero’, ka njoftuar fansat e tij se projekti i ri do të publikohet javën që vjen, shkruan lajmi.net.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram rep artisti nga Gjilani shkroi “MOMO feat zapp del javen e ardhshme me ni stil qe sjeni msu mem pa , kshtu qe vendosa mi rahatu muhabetet e hip hopit me qit qet video prej albumit … amo javen e ardhshme une edhe zzap1 i djegim TRANDAFILET”.

Projekti i fundit nga Fero titullohet “Fol edhe 1 her” dhe ka grumbulluar rreth një milion e gjysmë klikime në platformën ‘Youtube’ brenda 2 jave. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BxFPFGsn_VJ/