Fero sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, do të hyjë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3. Këtë e ka bërë të ditur vetë produksioni i BBVK-s, përmes një njoftimi të papritur. Nuk dihet ende se cili do të jetë roli i ish-reperit brenda shtëpisë së famshme, dhe gjithçka do të zbulohet…

ShowBiz

23/10/2024 18:42

Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, do të hyjë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3.

Këtë e ka bërë të ditur vetë produksioni i BBVK-s, përmes një njoftimi të papritur.

Nuk dihet ende se cili do të jetë roli i ish-reperit brenda shtëpisë së famshme, dhe gjithçka do të zbulohet sonte pas disa orësh.

“Fero sonte në shtëpinë e Big Brother VIP! Çfare do të bëjë ai? Zbulojeni në orën 21:00!”, tha produksioni i këtij spektakli përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi për hyrjen e tij, vjen si i papritur duke qenë se një gjë e tillë nuk ishte paralajmëruar më herët.

Fero ka qenë kryetemë në javët e fundit, për çështje e kujdestarinë e vajzës.