Fero lëshon deklaratën e fortë për Arbenitën: Jam musliman, nuk kam lidhje me të

Para pak ditësh, Fero na habiti me një postim, ku shkruhej se gruaja nuk duhet të ndalojë burrin të ketë edhe një grua tjetër. Përveç kësaj raporti i tij me Arbenita Ismajlin është më i komentuari, shkruan lajmi.net. Dilema për këtë raport i ka dhënë fund vetë Fero. Me anë të një teksti në gjuhën…

ShowBiz

14/09/2023 09:07

Para pak ditësh, Fero na habiti me një postim, ku shkruhej se gruaja nuk duhet të ndalojë burrin të ketë edhe një grua tjetër.

Përveç kësaj raporti i tij me Arbenita Ismajlin është më i komentuari, shkruan lajmi.net.

Dilema për këtë raport i ka dhënë fund vetë Fero.

Me anë të një teksti në gjuhën angleze ai tregoi se nuk ka lidhje me atë se çfarë po bën ish-gruaja e tij.

Ai tha se kanë respekt për njëri-tjetrin për shkak se kanë një vajzë, por tani që është kthyer në fenë myslimane, thotë se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Jam musliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam Musliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkroi Fero./Lajmi.net/