Fero: Këta ‘rap selaqki’ munden me krenari t’i lëshojnë këngët e tyre nëpër autobusa e komba

Fero sërish ka 'thumbuar' reperët shqiptarë.

ShowBiz

18/04/2020 11:37

Reperi Fero gjatë ditës së djeshme ironizoi me reperët shqiptarë duke thënë se meritojnë vetëm një çmim “Rap Selaqki”, shkruan lajmi.net.

Pas ‘dissit’ që i bëri Noizyt, Fero tha se nuk dëshiron më të përmendet aty ku flitet për reperët që thotë se bëjnë ‘rap selaqki’.

Në një status tjetër, ai thotë se gjëja që e pëlqen më së shumti është kur dikush i madh në Amerikë të ketë rastin t’i dëgjojë këngët e tij.

“E dini, gjëja që e dua më së shumti në këtë rep është nëse dikush i madh në Amerikë ka rastin ta dëgjojë albumin tim. Kushdo që është ai person, ai do ta ndjejë që personi që po e dëgjon është më i mirë se ai. Dhe unë me krenari mund ta publikoj albumin e ri vetëm për dëgjuesit e vërtetë.  Por, këta të tjerët ‘rap selaqki’ munden me krenari t’i lëshojnë këngët e tyre nëpër autobusa e komba”, shkruan Fero. /Lajmi.net/