Fero “humb kontrollin”, publikon video duke e rrahur në mes të rrugës një qytetar me shuplaka
Projekti i fundit i rep-artistitit Unikkatil ku nga fansat u cilësua si “diss” ndaj Feros, bëri që ta aktivizoj këtë të fundit.
ShowBiz
Menjëherë pas publikimit të këngës Fero u hodh me akuza dhe ofendime ndaj Unikkatilit, shkruan lajmi.net
Përveç këtyre ai publikoi edhe një këngë ku pati disa mesazhe ndaj Unikkatilit.
Por kjo nuk mjaftoi për reperin nga Gjilani i cili së fundmi ka publikuar një video duke sharë Unikkatilin dhe i nervozuar del nga vetura ku fillon ta godas një qytetar.
Kjo video është bërë virale në rrjetin social “Tik-Tok”, ku reperi goditste me shuplaka një qytetar i cili nuk dukej në video.
“Kush o këtu veç një gangster, a, kush o?”, ishin fjalët e reperit derisa e godiste qytetarin. /Lajmi.net/
@feroferoniti