Ferland Mendy megjithatë nuk është në shitje

Mendy është në mesin e lojtarëve më të përfolur te Real Madridi.

Sport

15/06/2022 09:45

Mbrojtësi francez është emri i pëlqyer nga shumë skuadra, sidomos nga ato të Premier League.

Manchester United dhe Chelsea ishin dy skuadrat që shfaqën interesim më intensiv për mbrojtësin e majtë.

Por, ‘Marca’ bën të ditur së fundmi se Mendy nuk është në shitje, përcjell lajmi.net.

Carlo Ancelotti thuhet se është shumë i kënaqur me punën e tij dhe është kundër largimit të tij.

Mendy ka qenë zgjedhja e parë e Ancelotti për krahun e majtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/