Ferizajt: Dënohet me 3 vite burg se rrahu fëmijën e tij

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me tri vite burg prindin Sh.T, rrahjen dhe keqtrajtimin e fëmiut të tij të moshës 14 vjeçar. 

Lajme

23/01/2015 18:17

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka bërë të ditur se më datë 17.07.2013, i akuzuari Sh.T, rreth orës 15.20, në Ferizaj, në banesën e tij në katin e 7-të, duke ushtruar autoritetin prindëror, e ka keqtrajtuar fëmijën e tij F.T i moshës 14 vjeçar, në atë mënyrë që ka përdorur masa fizike dhe mendore. Ai i kishte lidhur duart me një shirit izolues – ngjitës, dhe me një kabull elektrike e ka rrahur duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, në prani të fëmiut M.T dhe me pretekst se i njëjti i ka vjedhur një palë dara të ujit. 

Pastaj ka tentuar që t’ia lidh edhe këmbët, kështu që fëmiu nga frika ik dhe del në ballkonin e banesës, me duart e lidhura dhe tenton që të kaloj në terasën e fqiut, ku këmbën e majtë e vendos në murin e terasës ndërsa këmbën e djathtë në murin ndaras të terasës me fqiun. 

Ndërkaq derisa i akuzuari (prindi) tenton që ta kap për maice por fëmija rrëshqet teposhtë duke rënë në mbulojën e katit përdhese të banesës dhe merr lëndime të rënda trupore. (lajmi.net)