Ferizaj: Voziti 150km/h në zonën ku lejohet 40km/h – 19 vjeçari dënohet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 12 muaj
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar sot një shofer për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme. B.A. (19)i po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 kilometra në orë, raporton KosovaPress.…

Lajme
Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar sot një shofer për tejkalim të shpejtësisë në rrugën “Enver Topalli”, në hyrje të fshatit Greme.
B.A. (19)i po drejtonte automjetin Golf me targa vendore, me shpejtësi 150 kilometra në orë, në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 kilometra në orë, raporton KosovaPress.
Ai është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative, ndalim i drejtimit të mjetit motorik për dymbëdhjetë muaj dhe përjashtim nga trafiku.
Policia e Ferizajt apelon për kujdes dhe respektim të rregullave në komunikacion. Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje në numrat e telefonit 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose aplikacionin Lajmëro policinë. Të gjitha informacionet e pranuara do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.