Ferizaj: Treni goditi veturën, askush nuk e pësoi
Një veturë, që ka qenë e parkuar afër binarëve hekurudhorë, është goditur nga treni të mërkurën në Ferizaj.
Lajme
Kjo veturë, që i përkiste një firme, ka pësuar dëme të mëdha, por, për fat të mirë në momentin e goditjes në veturë nuk gjendej askush.
Dëshmitarët e kësaj skene kanë thënë se fillimisht është dukur se treni po e zvogëlon shpejtësinë, por më pastaj ka vazhduar dhe ka goditur veturën.
Kjo ngjarje e ka shqetësuar pronarin e veturës, Njazi Syla, ndërsa ka reaguar edhe Forumi Politik i të Rinjve, i cili përmes një komunikate ka kërkuar nga komuna dhe ndërmarrja për menaxhimin e hekurudhave që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar qarkullim të sigurt të qytetarëve dhe automjeteve nëpër hekurudhë.