Ferizaj: Tre persona përfshihen në rrahje pas konflikteve për një pronë
Pas një mosmarrëveshje verbale lidhur me një pronë, tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike në Doganaj të Ferizajt. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas rrahjes, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë përleshjes. Tre të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të…
Lajme
Pas një mosmarrëveshje verbale lidhur me një pronë, tre persona janë përfshirë në një përleshje fizike në Doganaj të Ferizajt.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas rrahjes, të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë përleshjes.
Tre të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 15 fishekë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet rreth një prone, janë rrahur mes veti tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, ku si pasoj kanë pësuar lëndime trupore. Tre të dyshauarit kanë pranuar tretman mjekësor, më pastaj janë intervistuar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.