Ferizaj: Policia shqipton 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në janar
Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore. Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.
Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.
Autoritetet policore bëjnë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përqendrohen plotësisht në rrugë dhe të shmangin çdo shpërqendrim, pasi edhe një sekondë pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.
Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Policia siguron qytetarët se të dhënat e raportuara do të ruhen plotësisht konfidenciale./lajmi.net/