Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban
Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban kursen xhepin e qytetarëve dhe mbron ambientin. Sipas njoftimi nga kryetari, Agim Aliu për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të…

Lajme
Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban kursen xhepin e qytetarëve dhe mbron ambientin.
Sipas njoftimi nga kryetari, Agim Aliu për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.
Postimi i tij i plotë:
Bashkë me ekipin tim qeverisës dhe bashkëqytetarë, bëmë xhiron e parë përuruese me autobusët e transportit publik urban një projekt ky që lehtëson ndjeshëm trafikun urban kursen xhepin e qytetarëve mbron ambientin e mbi të gjitha ofron shërbim cilësor transporti për të gjithë qytetarët.
Për 30 ditët e para, transporti publik urban do të jetë falas gjersa po përgatisim pakon e lehtësirave e shërbimit falas për kategori të ndryshme shoqërore.
Ta gëzojnë ferizajasitUrime Ferizaj./Lajmi.net/