Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Trepçës ’89, Dukagjini deklason Drenicën

Edhe dy ndeshje të tjera kanë përfunduar në Superligën e Kosovës. Fitore tejet të rëndësishme sot arriti edhe Ferizaj që e mposhti 1:0 rivalin direkt për mbijetesë, Trepçën’89. Ishte Albin Krasniqi që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 54′. Fitore të lehtë realizoi sot Dukagjini, që në udhëtim e mposhti Drenicën…

Sport

14/05/2023 17:15

Edhe dy ndeshje të tjera kanë përfunduar në Superligën e Kosovës.

Fitore tejet të rëndësishme sot arriti edhe Ferizaj që e mposhti 1:0 rivalin direkt për mbijetesë, Trepçën’89.

Ishte Albin Krasniqi që shënoi golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 54′.

Fitore të lehtë realizoi sot Dukagjini, që në udhëtim e mposhti Drenicën 4:1 që edhe matematikisht i ka humbur shpresat për mbijetesë.

Marclei Santos shënoi dy herë dhe Merlaku e Elezaj nga një për mysafirët.

Golin e nderit për vendasit e realizoi Gentian Imeri.

Më fitoren sot Ferizaj pozicionohet në vendin e tetë me 38 pikë, kurse Trepça në të nëntin me 37.

Kurse Dukagjini ndodhen në vendin e katërt me 47 pikë, teksa Drenica në të 10-tin me 23 pikë./Lajmi.net/