Ferizaj: Konfiskohen 9 motoçikleta për shkelje të rregullave dhe mungesë dokumentacioni
Të enjten e 15 majit ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor. Sipas policisë, veç sot, janë shqiptuar trembëdhjetë gjoba dhe janë konfiskuar nëntë motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut. “Më 15 maj 2025 ka nisur zbatimi…

Lajme
Të enjten e 15 majit ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor.
Sipas policisë, veç sot, janë shqiptuar trembëdhjetë gjoba dhe janë konfiskuar nëntë motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut.
“Më 15 maj 2025 ka nisur zbatimi i planit operativ “Motoçikleta 2025” nga Policia Rajonale e Ferizajt, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Ndërsa veç sot, datë 19 maj 2025 janë shqiptuar 13 gjoba dhe janë konfiskuar 9 motoçikleta për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të rregullave të trafikut”, thuhet në njoftim.
Policia inkurajon qytetarët të raportojnë shkeljet përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.
Policia ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.