Ferizaj- Kandidatja e AAK ia zbulon pentohouse’in Halitit të VV-së, ky ia kthen “qysh guxon me kallxu ku jetoj unë”

Kandidatja e AAK-së, Xhemile Murati- Shabani dhe kandidati i VV-së, Enver Haliti për kryetar të Ferizajt janë përplasur gjatë një debati televiziv. Derisa diskutimi ishte për dhënien e lejeve ndërtimore, Murati tha se Haliti i VV-së jeton në penthouse. “Do ta funksionalizojmë edhe zyrën e inspektoratit që është shumë më rëndësi sepse do të bëhet…

Lajme

29/09/2025 10:59

Kandidatja e AAK-së, Xhemile Murati- Shabani dhe kandidati i VV-së, Enver Haliti për kryetar të Ferizajt janë përplasur gjatë një debati televiziv.

Derisa diskutimi ishte për dhënien e lejeve ndërtimore, Murati tha se Haliti i VV-së jeton në penthouse.

“Do ta funksionalizojmë edhe zyrën e inspektoratit që është shumë më rëndësi sepse do të bëhet digjitalizimi i të gjitha shërbimeve që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit dhe legalizimet. Përndryshe ne kemi këtu në mesin e kandidatëve që kanë blerë prej ndërtuesve dhe jetojnë në penthouse, njëri prej tyre është edhe z.Enver Haliti që jeton në katin më të lartë”, tha ajo në Kanal10.

Kjo deklaratë e nervozoi Halitin.

“Çfarë relevance ka kjo se s’po e kuptoj, cila është relevanca këtu, çka po don me thënë me këtë? Qysh guxon me tregu ku banoj unë, qysh guxon ti?”

“Nuk dhashë adresë”, u përgjigj Murati.

“Ti nuk e di se si je kandidate këtu, se e luan rolin e avokatit e kandidatit të PDK’së dhe nuk ke të drejtë absolutisht të bisedosh për shtëpinë, banesën time. Ta ndaloj ta përdorësh, ta përmendësh, është hera e fundit që e përmend ti ku banoj unë, në cilën adresë dhe në cilin kat”, tha Haliti

“Përderisa konsideron që Ferizaj qenka i shkatërruar, atëherë ne s’duhet të bëhemi pjesë e këtij shkatërrimi”, u përgjigj Murati.

Më pas Haliti iu drejtua asaj duke i thënë “ti je pjesë e këtij shkatërrimi dhe më së paku ke të drejtë të flasësh për këtë punë”.

Ajo u pyeti pse.

“Për shkak se ti u takon qatyne personave që kanë qenë nënkryetar kur është bërë ky plan zhvillimor që po përmendet dhe ai është person kryesor që e ka shkatërruar Ferizajn”, u përgjigj Haliti.