Ferizaj, dorëzohet i kërkuari për sulm ndaj dy policëve

Në policinë e Ferizajt, është dorëzuar sot i dyshuari, B.H. 31 vjeç, i cili ka qenë në kërkim për veprën “sulm ndaj personit zyrtar”, të ndodhur dy javë më parë në repartin e Urgjencës të Spitalit të Ferizajt, me ç’rast ishin sulmuar dhe kishin pësuar lëndime trupore dy policë të Stacionit Policor të Ferizajt.

Lajme

17/08/2015 18:01

I dyshuari, i përfshirë në të njejtën ditë edhe në një një rast të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, kishte ikur në drejtim të panjohur.

Zëvendësdrejtori rajonali policisë,majori Basri Shabani, ka thënë se në kërkim të të dyshuarit, hetuesit rajonalë të Ferizajt, kanë vepruar në rrugë të ndryshme operative, ndërkohë që i dyshuari në prani të avokatit është dorëzuar në policinë Rajonale të Ferizajt.

Mësohet se me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, atij i është shqiptuar masa e arrestit prej 30 ditësh. Ndërkohë, policia është duke e kërkuar edhe të dyshuarin e tretë, të përfshirë po ashtu në ngjarjen e përshkruar më lart.