Ferit Idrizi takohet me ambasadorin e Turqisë: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes nesh
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili. Ambasadori Angili, e ka uruar Idrizin për mandatin e dytë si Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, shkruan lajmi.net. “Gjatë bisedës, diskutuam për zhvillimet e komunës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së…
Lajme
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Ambasadori Angili, e ka uruar Idrizin për mandatin e dytë si Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, shkruan lajmi.net.
“Gjatë bisedës, diskutuam për zhvillimet e komunës dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Vushtrrisë dhe Ambasadës së Republikës së Turqisë. Jemi të përkushtuar që partneriteti ynë të vazhdojë të forcohet dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e komunës tonë. Faleminderit ambasadorit për vizitën dhe urimet!”, ka shkruar Idrizi në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: