Ferguson refuzoi Chelsean
Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga Roman Abramovich për tu bërë menaxher i Chelseas. Ferguson, në deklaratat e bëra për Charlie Rose në PBS, theksoi se ishte kontaktuar nga një ndërmjetësues që përfaqësonte pronarin e Chelseas. “Ata angazhuan një menaxher për të më kontaktuar kur Abramovich së pari mori klubin”,…
Sport
Sir Alex Ferguson ka bërë të ditur se refuzoi interesimin nga Roman Abramovich për tu bërë menaxher i Chelseas.
Ferguson, në deklaratat e bëra për Charlie Rose në PBS, theksoi se ishte kontaktuar nga një ndërmjetësues që përfaqësonte pronarin e Chelseas.
“Ata angazhuan një menaxher për të më kontaktuar kur Abramovich së pari mori klubin”, deklaroi Ferguson. “U thash se nuk ka gjasa”, shtoi skocezi.
Ferguson po ashtu përjashtoi mundësinë e rikthimit në detyrë pas telasheve të pasardhësit të tij, David Moyes.
“Nuk jam i interesuar të punoj sërish ose të mundohem të nxjerri rezultate për Manchester Unitedin. Kam marr një vendim. Koha ishte perfekt. Nuk ka kthim prapa tani, jam një jetë të re”, u shpreh ai.