Ferdinand thotë se Man United, City dhe Liverpool janë të shqetësuar nga Chelsea

Trajneri Thomas Tuchel e ka bërë Chelsean të duket si makinë dhe rivalët e tjerë si Manchester United, City dhe Liverpool janë të shqetësuar.

Sport

14/09/2021 16:41

Kështu se paku thotë legjenda e “Djajve të Kuq”, Rio Fedinand, që thekson se tekniku gjerman i ka transferuar “Blutë”, transmeton lajmi.net.

Chelsea është një ndër liderët në tabelë për momentin me Liverpoolin dhe Man United, derisa City ka një pikë më pak.

Ferdinand thotë se Chelsea është kthyer në makinë dhe klubet e tjera janë të shqetësuara.

“Chelsea është shqetësim nëse provon të fitosh ligën”.

“Klubet e tjera, si Man United, City dhe Liverpool do e shikojnë Chelsea dhe mendojnë se janë të fortë, duket sikur kanë të gjitha armët në fushë”.

“Një ndër faktorët më të mëdhenj është që nuk pranojnë gola. Kanë pasur rekord në portën e paprekur që prej Tuchel mori drejtimin dhe kanë mbrojtjen më të mirë”.

“Ai i ka bërë të duken si makinë, duket si ndër skuadrat që mund të luajnë keq. Ata mund të mos jenë në formë, pastaj Lukaku do vijë me dy gola”.

“Flisni për Kane, Lewandowski, Ronaldo, Benzema, Lukaku është në të njëjtin ring. Shkoi për të fituar Seria A, pastaj u rikthye”.

“Nëse flisni për Këpucën e Artë në fund të vitit, ai është në bisedë të njëjtë me Ronaldo dhe Kane, bashkë edhe Salah”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chelsea ndeshjen e radhës e zhvillon kundër Zenitit në kuadër të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/