Ferati: Nuk di që ndonjë deputet i LDK-së është kundër Speciales
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati duke folur për projektligjin e Gjykatës Speciale, të dorëzuar ne Qeverinë e Kosovës ka thënë se deputetet pritet ta marrin ligjin te hënën ose te martën.
Lajme
Ferati tha se nuk ka informata për ndryshimet eventuale ne ligj, por tha ai, di që janë bërë disa ndryshime teknike.
I pyetur se kush e sponsorizon projektligjin, PDK apo LDK, Ferati tha se projektligji është i Kosovës, i nisur nga Qeveria, e mandej shkon ne parlament.
“Ky ligj nuk është partiak”, tha Ferati në Rrokum Tv.
Deputeti i LDK-së tha se sa i takon votimit, Ligji mundet me ardhë në Kuvend të enjten, meqë ka seance te rregullt, por mundet edhe te Premten, meqë nuk ka seancë të Rregullt.
Sa i takon votimit te deputetëve te LDK-së, Ferati tha se ka pasur disa deputetë që kanë kërkuar që në këtë projektligj me u përfshi edhe zbardhja e vrasjeve politike të pasluftës .
“Por unë nuk di ndonjë deputet që ka deklaruar se nuk ka me e votu këtë projektligj”, tha Ferati.