Ferati komenton kërkesën e LDK-së për presidentin: Sqarimet duhet t’i japë Lutfi Haziri
Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për deklaratën e sotme të Lutfi Hazirit, i cili ka treguar se LDK e kërkon pozitën e presidentit për Lumir Abdixhikun ose për vete. Ferati ka thënë se për këtë deklaratë duhet të kërkohen sqarimet nga vetë Haziri, duke…
Lajme
Kreu i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për deklaratën e sotme të Lutfi Hazirit, i cili ka treguar se LDK e kërkon pozitën e presidentit për Lumir Abdixhikun ose për vete.
Ferati ka thënë se për këtë deklaratë duhet të kërkohen sqarimet nga vetë Haziri, duke thënë se ish-kreu i Gjilanit ka mendim të thellë politik dhe përvojë shumë më të madhe.
“Mendimet politikë të Lutës janë kogja të thella dhe përvoja politike është shumë e rrallë”, ka thënë Ferati.