Feraj në tjetër nivel vlerësimi: Falënderimi i takon Albinit

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherësh edhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka vlerësuar lartë figurën e kryeministrit Kurti. Feraj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur nervozë në lidhje me kritikat që po i bëhen Kurtit për Asociacionin, apo njohur ndryshe nga VV si “Zajednica”. “Nuk thoshin kot “Albini i bën të gjithë…

Lajme

21/03/2023 12:51

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, njëherësh edhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj ka vlerësuar lartë figurën e kryeministrit Kurti.

Feraj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur nervozë në lidhje me kritikat që po i bëhen Kurtit për Asociacionin, apo njohur ndryshe nga VV si “Zajednica”.

“Nuk thoshin kot “Albini i bën të gjithë më të mirë”! Tani të gjithë janë bërë aq patriotë, aq kundër Zajednicës, sidomos Lumiri, Memli, dhe grenellistët, sa le të tradhtojë kur të dojë Albini, ata nuk lënë as mizën të kalojë nga Serbia në Kosovë, e lëre më ndonjë propozim i saj në dëmin tonë! Madje edhe sikur kiameti të bëhet!”, shkroi ai.

Këshilltari politik i Kurtit pati një formë të çuditshme të vlerësimit e adhurimit të Kurtit.

“Dhe kishte skeptikë që thoshin se me 14 shkurt nuk ka ndodh ndryshmi! Falenderimi i takon Albinit”, ka shkruar ai./Lajmi.net/