Fëmijët me peshë, të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Adoleshentët e trashë të cilët nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm janë në një rrezik më të madh nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe infarktit, tregon studimi i ri. Mungesa e gjumit dhe trashësia janë shoqëruar me një rritje të rrezikut nga sëmundje kardiovaskulare dhe metabolike në të rriturit dhe në fëmijë. Studiuesit gjetën se rreziku kardiometabolik…

Lifestyle

09/03/2014 22:58

Adoleshentët e trashë të cilët nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm janë në një rrezik më të madh nga sëmundjet e zemrës, diabetit dhe infarktit, tregon studimi i ri.

Mungesa e gjumit dhe trashësia janë shoqëruar me një rritje të rrezikut nga sëmundje kardiovaskulare dhe metabolike në të rriturit dhe në fëmijë.

Studiuesit gjetën se rreziku kardiometabolik në adoleshentët e dhjamosur mund të parashikohet nga modeli tipit i gjumit të tyre.

Studiues nga Universiteti i Michigan’it dhe Baylor’it, studiuan rreth 37 adoleshentë të trashë (11-17 vjeç).

Sindromat karakteristike të metabolizmit janë matur për të krijuar një rezultat të vazhdueshëm të rrezikut kardiometabolik.

Të rinjët janë pajisur me një monitor të aktivitetit fizik, i cili u ishte vendosur atyre për 24 orë në ditë për shtatë ditë, për të matur modelet tipike të aktivitetit fizik dhe gjumit.

Një e treta e pjesëmarrësve u rekomanduan për të qenë fizikisht aktiv në të paktën 60 minuta në ditë.

Shumicën prej pjesëmarrësve i zuri gjumi rreth shtatë orë në natë, zakonisht gjatë natës ata u zgjuan vetëm njëherë. Vetëm pesë prej pjesëmarrësve u rekomanduan që të flenë 8.5 orë gjumë në natë.

Edhe pas kontrollit për faktorët që mund të ndikojnë në rrezikun kardiometabolik, si BMI dhe aktiviteti fizik, nivelet e ulëta të gjumit mbetën si arsyeja kryesore për rrezikun nga sëmundjet në zemër, në adoleshentët e trashë.

Kjo tregon se edhe në mesin e atyre që konsiderohen të jenë në rrezik nga sëmundjet kardiometabolike, në këtë rast, gjumi i pakët nga adoleshentët e trashë ishte parashikuesi i rrezikut nga sëmundjet kardiometabolike, thanë studiuesit.

Studimi nuk mund të përcaktojë nëse trashja mund të shkaktojë probleme me zemër apo mungesa e gjumit në vetvete shkakton këto problem, thanë ata.