Fëmijët lypsarë po përdoren edhe për trafikim të lëndëve narkotike

Fëmijët në situatë rruge të cilët kërkojnë lëmoshë vazhdojnë te jenë sfidë për institucionet e Kosovës. Lajmi.net nëpërmjet episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ka trajtuar këtë fenomen nga aspekte të ndryshme institucionale, sociale, të sigurisë e të trajtimit të këtij fenomeni.

Lajme

19/06/2022 21:06

Bashkim Rakaj, nga Qendra për Punë Sociale në Prizren ishte pjesë e episodit të radhës të dokumentarit “PASOJË” ku është trajtuar problemi i fëmijëve në gjendje rruge. Ai është shprehur se për shkak se kufiri me Shqipërinë është afër, numri i saktë i lëmoshë-kërkuesve nuk dihet, por të komunës së Prizrenit, identifikohen 20-30 persona në vit.

Rakaj gjithashtu shprehet se fëmijët lëmoshë-kërkues ekspozohen ndaj rreziqeve të ndryshme si përdorimi dhe trafikimi i drogave, abuzimet seksuale, përdorimi për pornografi e rreziqe të tjera të ngjashme.

“Ky është rrezik potencial që i kanoset fëmijëve ndërsa sa i përket probematikave që i shkaktojnë fëmijët lëmoshë-kërkues ato kryesisht janë të tipit që nuk si të themi pushues nëse vizitorin e ngacmojnë kryesisht fëmijët që shkaktojnë problem, tani ajo pjesa tjetër e përdorjes së fëmijëve është shumë shqetësuese është jo shqetësuese por edhe e rrezikshme sepse një fëmijë në rrugë i quajtur lëmosh kërkues ai ballafaqohet me situata të ndryshme, ka forma që sjellin tek alkooli, tek duhani, tek droga, tek mjetet e rrezikshme, pastaj edhe nga rrjeti i trafikantëve këto përdoren edhe jashtëzakonisht keq sidomos ka statistika nëpër vendet që janë përdorë për trafikimin e lëndëve narkotike, të trafikimit me lëndë narkotike jo por situata të tjera po, të abuzimeve seksuale të formave të ndryshme të përdoren të fëmijëve për raste pornografike, për sjellje asociale që është shumë e rëndësishme”, shprehet ai.


“Ne si institucion Qendra për Punë Sociale, tentojmë t’i trajtojmë rastet e lëmoshë-kërkuesve si tek fëmijët gjithashtu edhe tek të rriturit, por është kogja e vështirë sepse tek ne mungojnë mekanizmat e tjerë mbështetës që i ofron mundësi punëtorit social t’i trajtojnë rastet, siç janë qendrat komunitare për trajtime ditore të lypsarëve, ushqim, mbathje, veshmbathje, trajtim, edukim, dhe problematika të tjera. Duke marrë parasysh faktin që thash më herët numri i lypsarëve varion duke e mbështet ose duke e rritur numrin e njerëzve lëmosh kërkues bën faktin se ne jemi zonë kufitare dhe kemi afër Shqipërinë. Një pjesë e konsiderueshme e njerëzve lëmoshë kërkues dhe fëmijëve lëmoshë kërkues vjen nga matanë kufirit. Edhe kjo e bën të vështirë identifikimin e saktë të njerëzve që kërkojnë lëmoshë, por ata që janë të komunës sonë, Prizrenit, rastet që i trajtojmë ne janë mesatarisht 20-30 në vit dhe që i dimë kryesisht kush janë por që nuk kemi arritur dhe nuk kemi ndërtuar akoma mekanizma se si t’i largojmë prej rrugës dhe t’i kthejmë në jetë normale, pavarësisht shumica e rasteve  që ne i njohim dhe i trajtojmë mbështeten financiarisht përmes asistencës sociale ose kategori tjetër por prapë e kanë shndërruar si në mani çështjen e lëmoshë-kërkuesit dhe prapë intervenojnë, i tërheqin, ia rikthejnë familjes ose formave të tjera të strehimit punojnë pak me të dhe prapë na rikthehen situata rruge kryesisht tek çështja e rikthimit të lëmoshës”, thotë ai.

Sipas Rakajt, problemi kryesor qëndron me lëmoshë-kërkuesit fëmijë që vijnë nga Shqipëria në Kosovë, ose që merren nga Kosova në Shqipëri për të kërkuar lëmoshë.

“Bashkëveprimi ose ndërveprimi ndërinstitucional kryesisht na punojmë me zyrën e policisë kundër trafikimit me qenie njerëzore, njëra nga kategoritë është edhe kategoria tjetër që njoftohen përmes organeve ose formave të tjera Qendra për Punë Sociale që është në kapje të lëmoshë-kërkuesve ose për ta trajtuar pavarësisht nëse është i rritur ose fëmijë, shtetas i Kosovës ose është shtetas i Shqipërisë. Procedurat standarde të veprimit ne duhet me pa situatën në radhë të parë është i Kosovës apo është i Shqipërisë, qoftë se është i Shqipërisë përmes zyrës transnacionale ne i depërtojmë në Shqipëri, qoftë i rritur ose fëmijë e në rastet kur është shtetas sepse ne nuk mundemi t’i trajtojmë shtetasit që janë të Republikës së Kosovës nevojat emergjente fillestare, nevojat për strehim natyrisht në rastet kur nuk kanë ku të shkojnë dhe në rastet në përgjithësi fëmijët kur vijnë nga jashtë dhe janë me prindër ose me babain ose me nënën dhe i depërtojmë në Shqipëri. Tek rastet tona po mendoj rastet të cilat janë shtetas të Kosovës kjo nuk është e thënë që janë vetëm të komunës së Prizrenit se kemi raste të cilat vijnë edhe nga Gjakova dhe nga vendeve të tjera duke marrë parasysh se Prizreni vetëm është qytet atraktiv i intervistojmë e shohim situatën  e përgatitjes në rastet kur janë fëmijë kontaktojmë me prindërit e shohim mundësinë e prindërve a ka mundësi mu kujdes për fëmijët në rast se nuk ka mundësi për tu kujdesur për fëmijët i strehojmë fëmijët por kryesisht fëmijët dhe të rriturit e komunës së Prizrenit janë raste të njohura për ne si me thënë shteti ose Qendra për Punë Sociale si organ shtetëror i ka ofruar kushte aq sa kemi mundësi që janë strehimi, që janë asistenca sociale dhe pjesa tjetër mbështetja për të rikthehen dhe integrohen në shkollë dhe këto mekanizma çka na lejon na krijon shteti ne i bëjmë të gjitha”, tregon ai.

Depërtimi drejt vendeve fqinj, nga vijnë disa lypsarë, është bërë disa herë, por që të njëjtit prapë kanë gjetur alternativa për të mos u shkëputur nga rrugët e Kosovës.

Ai madje thotë që numri i personave që vijnë nga Shqipëria në Kosovë për të kërkuar lëmoshë shpesh është më i madh në qytetin e Prizrenit, sesa numri i lypsarëve që janë nga Prizreni.

“Kryesisht kur vijnë jashtë shtetit në vend në ato grupet që “po i quajmë tutor” që dikush i sjellë ose vijnë fëmijë ose të rritur me qëllimin për të kërkuar lëmoshë dhe të rikthehen prapë në vendin e origjinës kryesisht nga Shqipëria. Ne si Qendër për Punë Sociale ia ofrojmë shërbimet aq sa kemi mundësi pa dallim pavarësisht shtetas i Shqipërisë apo është shtetas i Kosovës në sensin emergjent çka ndodh, në qoftëse ne kemi një raportim, kemi një kërkesë nga policia që në situatë lëmoshë kërkues është kapur një person i rritur ose fëmijë ne intervenojmë dhe shohim fillimisht t’i gjejmë familjarët në rast kur nuk janë familjarë, në rast kur janë fëmijët me familjarë i trajtojmë rastet kryesisht të strehimit përkohshëm dhe më pas të zgjedhet procedurat e depërtimit dhe në rastet kur fëmijët janë të shoqëruar me prindër janë kryesisht organet e drejtësisë që vendosin për depërtim ose me i mbajt ose forma të tjera. Por kryesisht tek kjo pikë ne punojmë, depërtojmë por kemi hasur në vështirësi sepse me ligj nuk lejohet fëmija t’ia ndalojmë me hy në një shtet tjetër, në qoftëse ne i depërtojmë në Shqipëri ata në rastin e parë janë me prindin dhe herës tjetër vijnë po prapë me prindin që e ka të ndaluar ose vjen me prindin tjetër, përdoren mekanizma të ndryshme për të hyrë në Kosovë, hyjnë ndonjëherë ilegalisht ndonjëherë legalisht në forma të ndryshme. Nuk e di nuk e kemi bashkëpunimin ndërinstitucional me Shqipërinë është funksionon tek rastet specifike të veçanta kryesisht i përdorim zyrën ndërlidhëse për fëmijët dhe të rriturit kryesisht në situatë rruge lëmoshë kërkues, është një numër i madh, kogja i madh madje unë jam vet i Prizrenit dhe shpesh më bjen me kontaktu edhe me lypsarë por është ndoshta një numër më i madh i të ardhurave nga Shqipëria se sa i lëmoshë kërkuesve që janë nga Prizreni sepse ne i identifikojmë, unë për shembull i njoh edhe me figura edhe i kam trajtuar si raste të gjithë lypsarët që janë nga Prizreni”, tregon ai.

Tutje, Rakaj thotë se Qendra për Punë Sociale në Prizren nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për t’u marrë me këtë problem.

“Situata me zyrtarët e shërbimeve sociale që ofron shërbime sociale nuk është e mirë në Qendrën për Punë Sociale në sensin duke marrë parasysh numrin e banorëve edhe problematikat sociale që ka Qendra për Punë Sociale, aktualisht është 7 punëtorë social, janë 8 një punon në Qendrën e Shëndetit Mendor për që është punëtorë social i joni kështu që jemi 8 punëtorë social që ofron shërbime për 73 kategori mbi 200 shërbime që pjesë e kësaj pako janë edhe shërbimet për fëmijë, fëmijë me nevoja të veçanta, fëmijë me sjellje asociale, fëmijë me sjellje jo të rregullt dhe fëmijë me situatë të rrugëve gjë që e bën shumë të vështirë ofrimin e shërbimeve sociale me kaq pak punonjës”, tregon ai.

Ai gjithashtu rithekson se ka edhe mungesë të infrastrukturës dhe të kushteve për trajtimin e këtij problemi.

“Na mungojnë këto mekanizmat mbështetës të tipit që qendrat ditore, qendrat javore, qendrat për strehim të përshtatshëm të përhershëm, qendrat e trajtimin të fëmijëve me sjellje asociale.Supozojmë se kemi një rast për shembull një fëmijë me sjellje asociale të tipit është i pa rregullt është i rregullt në familje, është i pa rregullt në shtëpi ne nuk kemi ku ta trajtojmë, e shteti nuk ka asnjë institucion ku i trajton fëmijët me sjellje asociale, madje e kemi edhe problematikë shumë të madhe strehimin nëpër strehimore, qoftë shtetërore ose private të fëmijëve me sjellje asociale, qoftë përkohshëm ose përhershëm”, tregoi ai. /Lajmi.net/