Fëmijët gjejnë një mjet shpërthyes në Pejë, intervenon Policia

Disa fëmijë kanë gjetur një mjet shpërthyes pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pejë. Një qytetar i cili ka njoftuar Policinë ka thënë se e kishte marrë mjetin dhe e ka vendosur në një vend më të sigurt. Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi. Ai ka…

Lajme

18/09/2024 16:00

Disa fëmijë kanë gjetur një mjet shpërthyes pranë Qendrës së Mjekësisë Familjare në Pejë.

Një qytetar i cili ka njoftuar Policinë ka thënë se e kishte marrë mjetin dhe e ka vendosur në një vend më të sigurt.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Fadil Gashi.

Ai ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet kompetente dhe e kanë lokalizuar vendin.

“Rreth orës 14:05 një qytetar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke kaluar në rrugën “Mirvete Maksutaj”, pranë qendrës së mjekësisë familjare në Pejë, kishte hasur në disa fëmijë të cilët në dorë po mbanin një mjet shpërthyes, nga të cilët e kishte marrë atë dhe e kishte vendosur në një vend më të sigurt, e në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet kompetente për ta lokalizuar vendin dhe për të marr masat e nevojshme”, tha Gashi.