Fëmijët e dëshmorëve hyjnë qetësisht në oborrin e Qeverisë së Kosovës
Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ka mbaruar. Pas përfundimit të protestës, dhjetëra qytetarë ia kanë mësy oborrit të Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Ata kanë tentuar të shtyjnë policët dhe të kalojnë pengesat. Por, Çlirim Haziri i ka qetësuar protestuesit dhe ka thënë se në oborr do të hyjnë vetëm fëmijët e dëshmorëve. Ashtu…
Lajme
Protesta kundër vendimit të Gjykatës Speciale ka mbaruar.
Pas përfundimit të protestës, dhjetëra qytetarë ia kanë mësy oborrit të Qeverisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ata kanë tentuar të shtyjnë policët dhe të kalojnë pengesat.
Por, Çlirim Haziri i ka qetësuar protestuesit dhe ka thënë se në oborr do të hyjnë vetëm fëmijët e dëshmorëve.
Ashtu ndodhi, në mënyrë të qetë, fëmijët e dëshmorëve u lejuan të hyjnë në oborrin e qeverisë./lajmi.net/