“Fëmija u pranua me të vjella, por një ditë më u trajtua dhe u vu në intubim”- Spitali i Pejës reagon për rastin e një vjeçarit

Një fëmijë i moshës një vjeç e gjysmë ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Prindi kishte raportuar në Policinë e Kosovës se fëmijën e kishte dërguar në spital më 05.11.2025 për shkak se ishte në gjendje të rëndë shëndetësorë dhe pas tretmanit ai ishte liruar në shtëpi. Rasti në Polici është raportuar si…

Lajme

07/11/2025 10:21

Një fëmijë i moshës një vjeç e gjysmë ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Prindi kishte raportuar në Policinë e Kosovës se fëmijën e kishte dërguar në spital më 05.11.2025 për shkak se ishte në gjendje të rëndë shëndetësorë dhe pas tretmanit ai ishte liruar në shtëpi. Rasti në Polici është raportuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe Spitali i Pejës.

Nga spitali është mohuar se ka pasur neglizhencë nga stafi mjekësor dhe ka shprehur ngushëllime për familjen.

“Fëmija është pranuar në spital në orën 22:15 të datës 5 nëntor me ankesa për të vjella. Pas trajtimit, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai është liruar me rekomandimin që të përcillet nga afër”, thuhet në reagim.

Sipas spitalit, mëngjesin pasues fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Menjëherë është trajtuar me oksigjen, terapi mbështetëse dhe është bërë intubimi nga ekipi i anesteziologëve. Pavarësisht masave reanimatore, fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet më tej.

Spitali ka bërë të ditur se rreth orës 09:13 ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera kompetente, sipas protokolleve ligjore.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes./Lajmi.net/

“Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”- Vdekja e fëmijës një vjeç në spitalin e Pejës po hetohet nga Prokuroria