Fëmija që po vuan tmerrësisht shumë nga një sëmundje e rrallë (Foto)

Një fëmijë 11-vjeçar në Britaninë e Madhe po vuan tmerrësisht pasi lëkura e tij shkëputet copa copa nga trupi pas kontaktit më të vogël, për shkak të një sëmundjeje të rrallë.

Lifestyle

24/11/2016 12:05

Rhys Williams nga Bolton, është diagnostikuar me sëmundjen e quajtur dyztrofik epidermik, ku fërkimi më i vogël me lëkurën e tij mund ta lërë atë me plagë të mëdha.

Djaloshi gjendet në një karrige me rrota sepse nuk mund t’i shtrijë këmbët e të ecë për shkak të sëmundjes.

Prindërit e tij, të cilët kujdesen për të gjatë gjithë kohës, ia ndërrojnë fashat çdo tre orë. Për shkak të dhembjeve të mëdha që i shkakton sëmundja pas rënies së lëkurës, ai është i detyruar të përdorë morfinë. /noa.al

fghgf fdgf ghjgh ftutrdj