Fëmija i zhveshur duke kërkuar lëmoshë, ‘a ka mëshirë dikush?’ (Foto)

Një fëmijë i zhveshur derisa kërkon lëmosh te ‘Posta e Madhe’ në Prishtinë, ka bërë që të ketë reagime

Lajme

24/01/2017 16:18

Një fëmijë i zhveshur në këto temperatura të ftohta, ka tërhequr vëmendjen e njerëzve te ndërsa e Postës së Kosovës, shkruan lajmi.net

Për këtë ka reaguar teologu Xhabir Hamiti, i cili nëpërmjet një postimi në facebook, ka kërkuar që të ndërmerret diçka për këtë fëmijë, i cili mund të jetë edhe i abuzuar nga dikush tjetër.

“Një qytetar para pak çasteve më dërgoj këtë pamje të dhimbshme dhe tmerruese. Ka mbi dy orë që ky fëmijë qëndron në borë dhe acar, përballë shkallëve të Postës dhe Telekomit, dhe askush nuk reagon. A ka mëshirë në këtë mes të shoqërisë, apo ajo është ngritur dhe nuk është më pjesë e jona!?. Ky fëmijë mund të jetë edhe vegël e abuzuesve, të cilët nuk kanë shpirt njeriu”, ka shkruar Hamiti. /Lajmi.net/

femija