Fëmija 13-vjeçar lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj, dërgohet në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:50 ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime në duar si pasojë e mjeteve piroteknike. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun…
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 16:50 ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili ka pësuar lëndime në duar si pasojë e mjeteve piroteknike.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për kujdes të mëtejmë mjekësor.
Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor, ndërsa me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar hapjen e një shënimi zyrtar “Lëndim me mjete piroteknike”.
Më datë 17.12.2025, rreth orës 16:50, policia ka pranuar informacion se në Qendrën Emergjente në Ferizaj është pranuar për trajtim mjekësor një fëmijë 13-vjeçar, i cili, sipas mjekëve, kishte pësuar lëndime në duar nga mjete piroteknike. Pas trajtimit fillestar, fëmija është dërguar në QKUK – Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Patrulla policore ka siguruar raportin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe ka udhëzuar hapjen e një Shënimi zyrtar – Lëndim me mjete piroteknike”, ka thënë Veseli.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë në vazhdim dhe Policia ka paralajmëruar se do të informojë më tej me raport shtesë. /Lajmi.net/