Fëmija 1 vjeç nga Gaza evakuohet dhe trajtohet në Shqipëri
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një fëmijë 1 vjeç nga Gaza është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar. Fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa familja e tij është vendosur në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës. Njoftimi i plotë i OBSH: Mbrëmjen e…
Bota
Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, një fëmijë 1 vjeç nga Gaza është sjellë në Shqipëri për trajtim të specializuar.
Fëmija aktualisht ndodhet në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa familja e tij është vendosur në një qendër refugjatësh në Babrru të Tiranës.
Njoftimi i plotë i OBSH:
Mbrëmjen e kaluar u krye evakuimi mjekësor për ofrimin e kujdesit kritik në Shqipëri për një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza. Fëmija aktualisht po merr kujdesin mjekësor në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”, ndërsa babai, vëllai dhe motra janë akomoduar në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.
Një falenderim i madh për Kryeministrin Edi Rama dhe Qeverinë e Shqipërisë për lehtësimin e kësaj përpjekjeje humanitare. Mirënjohje Albana Koçiut, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Skënder Bratajt, kreu i Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, dhe zyrtarëve nga Ministria e Brendshme, për kontributet e tyre thelbësore. OBSH së bashku me partnerët mbështet koordinimin dhe fuqizimin e një mekanizmi standard, transparent të evakuimeve mjekësore.
Në aeroport, së bashku me zyrtarë të tjerë, për të pritur familjen ishte i pranishëm edhe Gazmend Bejtja, Oficer i ngarkuar i OBSH në Shqipëri.
Angazhimi i Shqipërisë për të mbështetur ata në nevojë është një shembull i rëndësishëm solidariteti. Meqë shumë pacientë nga Gaza ende kërkojnë kujdes urgjent mjekësor, përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare mbeten vendimtare.