Fellaini: Ky duhet të jetë trajner i Man Utd (FOTO)

Marouane Fellaini beson se Jose Mourinho është trajneri i duhur për Manchester Unitedin.

Sport

05/11/2016 08:48

Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka insistuar se futbollistët e mbështesin Jose Mourinhon.

Dhe, ai beson se portugezi është trajneri i duhur për “Red Devils”.

Manchester United ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe gjendet në pozitën e tetë në Premierligë.

Por, Fellaini e ka mbështetur Mourinhon. “Mourinho ka ardhur këtu për të fituar tituj”, deklaroi Fellaini për “Mirror”, përcjell “Lajmi.net”.

“United ende beson tek metodat e punës së tij. Të gjithë futbollistët kam besim tek ai, filozofia e tij që duhet ta përcjellin, ne i besojmë”, u shpreh ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.