Fejza fajëson opozitën për bllokimin e Kuvendit: Nuk e respektuan aktgjykimin e Kushtetueses
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka fajësuar partitë opozitare për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo pas seancës së 40-të të pasuksesshme, ajo tha se opozita po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke refuzuar të marrë pjesë në votimin për komisionin e votimit të fshehtë. “Edhe sot…

Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka fajësuar partitë opozitare për dështimin e radhës në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo pas seancës së 40-të të pasuksesshme, ajo tha se opozita po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke refuzuar të marrë pjesë në votimin për komisionin e votimit të fshehtë.
“Edhe sot në këtë vazhdim të seancës konstituive deputetët nga grupi ynë parlamentar dhe deputetët e tjerë nga komuni9tetet joshumicë ishin present dhe e votuan komisionin për votim të fshehtë si një nga mënyra për zgjedhje e kryetarit. Edhe në këtë seancë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e kemi sjelljen e deputetëve të opozitës të cilët veprojnë në kundërshtim më aktgjykimin duke mos marrë pjesë në votim. Bëjë thirrje që të marrin pjesë në votim dhe të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.”, tha ajo.