Fejohet Luan Haradinaj, djali i Shkëlzenit, Ramush e Daut Haradinaj shkojnë në Gjilan “për të kërkuar dorën”

Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, është fejuar me një vajzë nga Gjilani, ka njoftuar xhaxhai i tij, Ramush Haradinaj. Ky i fundit bashkë me vëllain e tij, Dautin, shkuan në Gjilan për traditë “për të kërkuar dorën” e Anila Sylës. “Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një…

Lajme

28/11/2025 16:06

Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinaj, është fejuar me një vajzë nga Gjilani, ka njoftuar xhaxhai i tij, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit bashkë me vëllain e tij, Dautin, shkuan në Gjilan për traditë “për të kërkuar dorën” e Anila Sylës.

“Në ditën që na bashkon e na gëzon, Kapiten Luan Haradinaj vulosi një hap të ri të jetës, u fejua me Anila Sylaj nga Gjilani. Ashtu siç e don tradita, bashkë me Dautin, Frashërin, Vetonin dhe dajën e Luanit, Selim Fetahaj, ishim në familjen Sylaj për të kërkuar dorën e Anilës, duke e nisur kështu një kapitull të ri për Luanin dhe Anilën. Urime për Luanin dhe Anilën! Qoftë ky një rrugëtim i mbushur me gëzime gjatë gjithë jetës!”, ka shkruar Haradinaj.