Federata e Sportit Shkollor pas tërmetit: Nxënësit në Brezovicë janë të sigurt
Pas lëkundjeve sizmike të ndodhura sonte në Kosovë, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës ka bërë të ditur se të gjithë nxënësit pjesëmarrës në programin “Drejt Malit”, që po zhvillohet në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas një njoftimi, ekipi i programit është prezent gjatë gjithë…
Lajme
Pas lëkundjeve sizmike të ndodhura sonte në Kosovë, Federata e Sportit Shkollor të Kosovës ka bërë të ditur se të gjithë nxënësit pjesëmarrës në programin “Drejt Malit”, që po zhvillohet në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas një njoftimi, ekipi i programit është prezent gjatë gjithë kohës pranë nxënësve, në bashkëpunim me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe strukturat përgjegjëse të qendrës së skijimit.
Federata ka theksuar se janë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme në hapësirat e akomodimit dhe aktivitetit, dhe nuk është evidentuar asnjë rrezik apo incident që do të cenonte sigurinë e nxënësve apo stafit.
“I sigurojmë prindërit dhe opinionin publik se siguria dhe mirëqenia e nxënësve mbeten prioritet absolut, dhe çdo informacion i ri do të komunikohet në mënyrë zyrtare”- thuhet në njoftimin e tyre.