Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (nesër)do të zhvillojë sërish një protestë. Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media. “Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e…

Lajme

04/12/2024 23:13

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se më 5 dhjetor (nesër)do të zhvillojë sërish një protestë.

Kjo sepse janë të pakënaqur me rritjen e koeficientit të pagave dhe ndërprerjen e dialogut social. Kështu kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media.

“Me këtë protestë, FSSHK shpreh pakënaqësinë e thellë për ndërprerjen e dialogut social me Ministrinë e Shëndetësisë, mospajtimin me propozimin e qeverisë për një rritje të vogël të koeficientit prej 0.5”, thuhet në komunikatë.

Më 14 nëntor, ata kishin protestuar për të njëjtat arsye.