Federata e Atletikës ia huq matjes në Maratonën e Prishtinës

Maratona e Prishtinës tashmë është bërë tradicionale. Ajo tërheq atletë nga e gjithë bota, përfshirë edhe vendin që njihet për vrapuesit më të mirë në botë, Keninë. Pavarësisht këtij fakti, kjo nuk ka ndikuar për të mirë në çështjen e organizimit, pasi që duket se Federata ka probleme serioze me organizim. Kështu ndodhi këtë vit,…

Lajme

23/09/2024 11:59

Maratona e Prishtinës tashmë është bërë tradicionale.

Ajo tërheq atletë nga e gjithë bota, përfshirë edhe vendin që njihet për vrapuesit më të mirë në botë, Keninë.

Pavarësisht këtij fakti, kjo nuk ka ndikuar për të mirë në çështjen e organizimit, pasi që duket se Federata ka probleme serioze me organizim. Kështu ndodhi këtë vit, kështu kishte ndodhur edhe viteve të kaluara.

Bëhet fjalë për matjen dhe saktësinë e rezultateve.

Për shembull, në kategorinë e vrapit prej 21 kilometrash, renditja e fituesve të vërtetë dhe shpallja gjatë ceremonisë nuk përputhen.

Pasi bënë gabim në matje, Federata me ceremoni e shpalli vrapuesin kosovar, Albion Ymerin si fitues të vendit të tretë, por në realitet, i treti në garë kishte dalë bullgari Stoyan Vladkov.

Përpos kësaj, vrapuesit tjerë jo elitë, pas garës s’kishin informacione rreth rezultateve të përfundimit të garës pasi që nuk kishte ndonjë link apo tabelë me rezultate. /Lajmi.net/