FC Prishtina ndan rrugët me Akileu Ndrecën

FC Prishtina ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me futbollistin Akileu Ndreca, pas kërkesës së tij për largim për arsye personale. Në njoftimin zyrtar, klubi bardhekaltër ka falënderuar lojtarin për kontributin e tij gjatë kohës së kaluar në skuadër dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës. “E falënderojmë Akileun për kontributin…

Sport

09/09/2025 16:33

FC Prishtina ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me futbollistin Akileu Ndreca, pas kërkesës së tij për largim për arsye personale.

Në njoftimin zyrtar, klubi bardhekaltër ka falënderuar lojtarin për kontributin e tij gjatë kohës së kaluar në skuadër dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

“E falënderojmë Akileun për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tij në klub dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës,” thuhet në komunikatën e klubit.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Prishtinës nga KF Tirana, ka regjistruar gjithsej 7 paraqitje me fanellën bardhekaltër – katër prej tyre në garat evropiane dhe tri në Superligën e Kosovës.

FC Prishtina e ka përmbyllur njoftimin me një mesazh falënderimi: “Faleminderit dhe suksese, Akileu!”./lajmi.net/