FBK-ja për deklaratat e Marmarinos: Jemi të shokuar, asnjë fjalë e tij nuk qëndron

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ish-trajnerit grek të Përfaqësueses A, Christos Marmarinos. Ky i fundit bëri deklarata skandaloze për mediumet greke, për kohën sa ishte në krye të shtabit teknik të Dardanëve. Marmarinos zgjodhi fjalët më të “errëta” për aventurën e tij te Kosova, duke përfshirë edhe anën…

Sport

07/12/2023 17:52

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka quajtur të pavërteta deklaratat e ish-trajnerit grek të Përfaqësueses A, Christos Marmarinos. Ky i fundit bëri deklarata skandaloze për mediumet greke, për kohën sa ishte në krye të shtabit teknik të Dardanëve.

Marmarinos zgjodhi fjalët më të “errëta” për aventurën e tij te Kosova, duke përfshirë edhe anën profesionale te basketbollistët e Përfaqësuesja.

Nga Federata e Basketbollit e Kosovës, sekretarja Elvira Dushku në një prononcim për lajmi.net ka thënë se janë shokuar me deklaratat e Marmarinos.

Dushku theksoi se asnjë nga deklaratat e trajnerit grek nuk qëndrojnë.

Asnjë deklaratë e tij nuk qëndron. Jemi shokuar çfarë kemi lexuar. Është dëshpëruese. Kur erdhi ai te ne e kemi prit në mënyrën më të mirë, jo vetëm atë, por gjithë. Ekipi i ka pas punët fenomenale. I ka pas kushtet më të mira” – deklaroi Dushku për lajmi.net.

Lojtarët tanë janë shumë professional, jo siç ka thënë ai. Më ka dhimbur kjo pjesë më së shumti se ata janë shumë profesionist. 100 për qind deklaratat janë të pavërteta” – shtoi ajo.

Lexo edhe: Intervista e plotë skandaloze e Marmarinos: Nga konsiderimi i veriut si pjesë serbe e Kosovës e deri te akuzat për “prapambeturi” në vendin tonë!

Një nga deklaratat e shumta të Marmarinos që bëri bujë në mediat kosovare, ishte pretendimi i tij se kinse ata angazhuan një basketbollist që merrej me nxjerren e patateve.

“Ne ‘blerëm’ një lojtar nga babai i tij, i cili ishte 2.15 vjeç dhe nuk kishte kapur kurrë një top në jetën e tij. Herën e parë që doli në fushë, i dhamë topin, i thamë ta fuste në kosh dhe ai e gozhdoi se nuk dinte si ta fuste ndryshe. Pra, shkojmë te babai i tij për t’i thënë atij të vijë të stërvit djalin e tij dhe ai thotë: “Jo, kush do të më ndihmojë të nxjerr patatet? Djali im është i vetmi punëtor” – kishte thënë ditë më parë trajneri për mediat greke.

Ndryshe, Elvira Dushku ditë më parë në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth disa çështjeve për basketbollin vendor, për të cilat mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/