FBK e rikonfirmon vendimin e 19 majit: Lipjani e Feronikeli bien nga liga

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka konfirmuar rënien nga Superliga të KB Feronikelit dhe KB Lipjanit.

Sport

02/08/2020 17:19

Superliga e Kosovës në basketboll ishte vendosur të mos vazhdohet më 19 maj si pasojë e pandemisë COVID-19, ndërsa plasmani deri në atë moment u mor si final.

Sipas plasmanit Fernokeli e Lipjani binin nga elita. Dy klubet kanë bërë kërkesë për qëndrim në elitë.

Por Bordi i FBK-së pasi ka shqyrtuar kërkesën ka konfirmuar vendimin e marrë më 19 maj. /Lajmi.net/