FBK cakton datat për ndeshjet e Superkupës dhe nisjes së sezonit të ri basketbollistik në Kosovë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar vendimet e Bordit të marra në mbledhjen e mbajtur më 15 korrik 2026. Ndër të tjera, janë përcaktuar datat e zhvillimit të Superkupës në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, si dhe datat e fillimit të sezonit të ri në ProCredit Superligën e Meshkujve dhe Superligën e Femrave.…

Sport

17/07/2026 16:59

Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar vendimet e Bordit të marra në mbledhjen e mbajtur më 15 korrik 2026.

Ndër të tjera, janë përcaktuar datat e zhvillimit të Superkupës në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, si dhe datat e fillimit të sezonit të ri në ProCredit Superligën e Meshkujve dhe Superligën e Femrave.

Superkupa e planifikuar me datë 15 shtator 2026 dhe fillimi i ProCredit Superliga me datë 19/20 Shtator 2026.

Superkupa (femrat) e planifikuar me datë 23 shtator 2026 dhe fillimi i Superliga Femrat me datë 26/27 shtator 2026.