FBI ka arrestuar vajzën që vodhi një laptop nga senati dhe deshi të ua shiste rusëve

22 vjeçja vodhi laptopin e Nancy Pelosi, folëses zyrtare të shtëpisë së bardhë.

Fun

19/01/2021 10:02

FBI ka arrestuar një punëtore të përkujdesit nën akuzën se ka vjedhur llaptopin nga zyra e Nancy Pelosi gjatë protestave të dhunshme që ndodhën në senat javën e kaluar, shkruan “DailyMail”.

Ajo më vonë është përpjekur të ua shes atë spiunëve rus, por ka dështuar në tentativë, transmeton lajmi.net.

Riley June Williams, 22 vjeçe, është arrestuar të hënën. Për momentin është e paqartë se ku po mbahet ajo dhe se a është arrestuar apo është dorëzuar vetë tek autoritetet.

Në pamjet e siguruara nga protesta, Williams është parë duke drejtuar protestuesit drejtë zyrës së Nancy Pelosi.

Para se të arrestohej, ajo është arratisur nga shtëpia e nënës së vet, dhe i ka thënë se do të kthehet pas disa javësh.

Një dëshmitarë gjatë protestës, që është identifikuar si një ish i dashur i Williams tha se ai e kishte parë duke marrë një laptop nga zyra e Pelosi, dhe gjithashtu se ajo kishte për qëllim të ia shes atë inteligjencës ruse.

Sipas dëshmitarit, plani ka dështuar por nuk është e qartë arsyeja se pse, dhe se Williams mund ta ketë akoma në posedim laptopin ose e ka shkatërruar. /Lajmi.net/