Fazli Behrami nga Brigada 113 “Mujë Krasniqi”, i ftuari i radhës nga Specialja

Fazli Behrami është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajme

22/10/2019 15:15

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës Hysni Gucati, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Behrami në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kishte shërbyer në kuadër të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi”.

Vetëm në këto dy ditë e fundit përveç Behramit janë ftuar: Azem Syla, Isni Kilaj, Ibrahim Gashi, Jetullah Krasniqi.