Faturat e energjisë elektrike ende të pashpërndara në Zubin Potok, Zeqiri: Është çështje e elektroserverit

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se në bazë të informacioneve të deritanishme, nuk i janë shpërndarë akoma fatura komunitetit pakicë. Ai në një konfirmim për lajmi.net është shprehur se përkundër faktit që nuk ka filluar ende faturimi, janë në dijeni se po punohet në këtë aspekt. “Nuk kam ndonjë informacion…

Lajme

18/09/2024 11:07

Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se në bazë të informacioneve të deritanishme, nuk i janë shpërndarë akoma fatura komunitetit pakicë.

Ai në një konfirmim për lajmi.net është shprehur se përkundër faktit që nuk ka filluar ende faturimi, janë në dijeni se po punohet në këtë aspekt.

“Nuk kam ndonjë informacion që janë shpërnda fatura të pagesës, mirëpo, e dimë një çështje, janë duke punuar në instalimin e orëve, duke planifikuar nëpër terren, kaq kemi informacion”, tha ai.

Zeqiri tutje tha se instalimi i orëve ka filluar qe disa muaj.

“Janë në trend e sipër të instalimit të orëve digjitale qysh na e kanë konfirmuar edhe muaj më parë, për me i instalu orët digjitale, dikah-dikah janë ato orët që kanë qenë të instaluara më parë dhe sigurisht kjo është çështje e elektroserverit”, u shpreh tutje Zeqiri.

Ndryshe, kryetari i kësaj komune tha që është gjetur zgjidhje edhe për pagesat e muajve që kemi lënë pas.

“Pritet që në muajt në fillim ata kanë me punu në bazë të një paushalli, mirëpo në i kemi dhënë rekomandimet tona që nuk mundet me qenë e pranueshme për qytetarët pa qenë një matje e harxhimeve. Ata kanë preferu që në muajt paraprak me u bazu në një mesatare të harxhimeve me matës, një muaj dy, mandej me e caktu njëfarë paushalli për muajt paraprak “, përfundoi ai./Lajmi.net