Fatos Jusufit i rikthehet Leukemia Acute Mieloide, ka nevojë për ndihmën tuaj

14:45 | 23 Maj 2019

Fatos Jusufi nga Prishtina vuan nga Leukemia Akute Mieloide (AML).

Sipas familjarëve, Fatosi kishte filluar të marr kemioterapi në Trianë, mirëpo pas 3 seancave sëmundja i është rikthyer dhe duhet urgjentisht transplant i palcës kurrizore.

Familjarët e tij thonë se Fatosi do t’i bëjë disa ekzaminime në Shkup për të parë edhe njëherë gjendjen e tij, para operacionit. Ndërsa për operacionin shuma e cila nevojitet sipas tyre është rreth 100 mijë euro.

Për ta ndihmuar Fatosin të dhënat i gjeni më poshtë:

Teb Bank: 2021000105678712
Swift Code: Teb KXK PR

Llogaria Ndërkombëtare: XK0520 21 000105678712
Mbajtës I llogarisë: Mersiha Jusufi