Fatos Geci i “Guxo” i drejtohet Vjosa Osmanit: Pas 4 prillit do të flas, kur të marrë fund viktimizimi

Fatos Geci, deputet i Lëvizjes “Guxo”, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth presidentes Vjosa Osmani. Reagimi i tij vjen pasi deputeti Haxhi Avdyli dha dorëheqje nga “Guxo”, duke deklaruar se presidentja Osmani është linçuar. Sipas Gecit, ai do të flasë më gjerësisht për Osmanin pas 4 prillit, kur asaj i përfundon mandati si…

Lajme

10/03/2026 09:46

Fatos Geci, deputet i Lëvizjes “Guxo”, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth presidentes Vjosa Osmani.

Reagimi i tij vjen pasi deputeti Haxhi Avdyli dha dorëheqje nga “Guxo”, duke deklaruar se presidentja Osmani është linçuar.

Sipas Gecit, ai do të flasë më gjerësisht për Osmanin pas 4 prillit, kur asaj i përfundon mandati si presidente.

“Kam shumë për të thënë, por do të flas pas datës 4 prill, atëherë kur viktimizimi të marrë fund. Deri atëherë, e vërteta do ta presë momentin e saj”, tha Geci. /Lajmi.net/