Faton Peci zyrtarizohet si kandidat i VV-së për Mitrovicën

Tashmë edhe zyrtarisht Faton Peci do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës. Kjo është bërë e ditur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook. ‘’Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës. Më 12 tetor, Mitrovica guxon të vetëvendosë për fitoren…

Lajme

26/06/2025 20:11

Tashmë edhe zyrtarisht Faton Peci do të jetë kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështet fuqishëm kandidaturën e Faton Pecit për kryetar të komunës së Mitrovicës. Më 12 tetor, Mitrovica guxon të vetëvendosë për fitoren e madhe në komunë.Në mbledhjen e mbajtur sot kryesia e qendrës, drejtuar nga kryetari i qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, deputeti Armend Muja, vendosi unanimisht që të mbështesë kandidaturën e Faton Pecit nga Partia Guxo për kryetar të komunës. Gjithashtu, në një atmosferë impozante, në prani të strukturave drejtuese të Partisë GUXO dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, në Shtëpinë e Kulturës, me prezencën e Kryeministrit të Republikës, njëherësh kryetar i LV-së, Albin Kurti, Zëvendëskryeministres, njëherësh Ministre e MPJD-së dhe bashkëkryetare e GUXO-s, Donika Gërvalla, ministrit Sveçla, deputetëve Muja, Bahtiri, Fejza, Avdyli, Kraki, Reshitaj, Statovci e Zyba si dhe Sekretarit Organizativ të LV-së Alim Rama u konfirmua mbështetja për nominimin e Faton Pecit si kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës’’ thuhet në njoftim.

Mitrovica meriton një kryetar me vizion, vullnet dhe vendosmëri, Faton Peci është i duhuri thuhet më tutje në njoftimin e VV-së.