Faton Peci thotë se s’është mendjemadh: Kam shku me çizme të verdha në kombajë, traktor, shtalla me dele, dhi e lopë
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, thotë se “nuk është as mendjemadh, as arrogant”. Duke tentuar të shfajësohet për paraqitjet e tij, Peci tha se madje ai shkoi edhe shtallave tek fermerët. “Në baza ditore prodhohen 30-50 shkrime, pastime ku flitet për mendjemadhësinë dhe arrogancën time. N’të kofsha unë mendjemadh që kam shku për…
Lajme
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, thotë se “nuk është as mendjemadh, as arrogant”.
Duke tentuar të shfajësohet për paraqitjet e tij, Peci tha se madje ai shkoi edhe shtallave tek fermerët.
“Në baza ditore prodhohen 30-50 shkrime, pastime ku flitet për mendjemadhësinë dhe arrogancën time. N’të kofsha unë mendjemadh që kam shku për më shumë se 4 vjet, duke vizitu secilin fermer në çdo dep të Kosovës, duke i mathë çizmet e verdha, duke u futë herë në serra, herë në kombaj, herë në traktor, herë në shtalla të fermerëve me dele, dhi e lopë, duke ia shtri dorën secilit fermer duke ia dëgju cdo hall që e ka”, tha Peci për televizionin1.